Ministri serb hynë në territorin e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lončar sapo ka hyrë në Kosovë.

Këtë e bëjnë të ditur burime të “Indeksonline”, sipas të cilave ai ka shfrytëzuar pikën kufitare në Bërnjak për të hyrë brenda territorit të Kosovës.

Kujtojmë që pak më parë nga e njëjta pikë ka hyrë edhe shefi i Agjencisë së Inteligjencës serbe, Braislav Gasic.

Po ashtu, sipas raportimeve të mediave serbe gjithçka është gati në Gazivodë për pritjen e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë