Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen disa persona (Video/Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në udhëkryqin kryesor në Skenderaj.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihen personat e lënduar në rrugë.
Në vendin e aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 kanë dalë menjëherë njësitet e policisë dhe autoambulanca.
Aksidenti ka ndodhur te semaforët, rruga që lidh Mitrovicës, Prekazin dhe Drenasin./DrenicaOnline/


