Lladrovci dhe basketbollisti Alban Veseli takuan kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (Foto)
Kryetari i Komunës së Drenasit se bashku me reprezentuesin e Kosovës, basketbollistin nga Drenasi Alban Veseli, kanë takuar kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu me të cilin ka biseduar për formën e bashkëpunimit ne mënyrë që sporti të ketë avancime të merituara për talentet e rinj, transmeton Drenica Online.
Lladrovci, ka njoftuar kryetarin Fetahu se në Drenas tani është formuar Klubi i Basketbollit dhe presin që me Federatën e Basketbollit të Kosovës të kenë bashkëpunim që edhe kjo disiplinë sportive të gjejë përkrahjen institucionale për t’i motivuar të rinjtë që merren me basketboll. Lladrovci ka shtuar se basketbollisti Alban Veseli është motivues i gjeneratave të reja në Drenas,
E Kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe basketbollistin Veseli për vizitën. Ai ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për interesimin e tij për të fuqizuar basketbollin ne Kosovë dhe ne shenjë mirënjohje i ka dhuruar një top basketbolli të nënshkruar nga ana e tij dhe basketbollistit Veseli. Kryetari Fetahu është zotuar se do të jetë bashkëpunues me Komunën e Drenasit dhe me Klubin e ri të Basketbollit për të shënuar suksese jo vetëm ne vend, por ne rajon e me gjerë.




