Thirret mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z.Labinot Halilaj, me datën 10/09/2018 (ditë e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e bordit të drejtorëve të Komunës:
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së datës: 18/07/2018.
2. Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2019 dhe parashikimi i buxhetit 2020-2021.
3. Raporti i punës të Kryetarit të Komunës, Janar-Qershor 2018.
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytezim të pronës komunale, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas
5. Ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban.
6. Të ndryshme.


