Njoftim: Komuna e Drenasit me rastin e Muajit të Rinisë organizon këto aktivitete

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport përkatësisht Sektori i Rinisë në bashkëpunim me Këshillin për Veprim Rinor Lokal në Drenas (KVRL), njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se me rastin e Muajit të Rinisë i cili do të mbahet gjatë këtij muaji, organizojnë këto aktivitete, transmeton Drenica Online.

9 shtator 2018, ekskurzion me të rinjët e Drenasit në Grykën e Rugovës;
11 shtator 2018, art (vizatim) në Sheshin “Fehmi Lladrovci”;
12 shtator 2018, turnir në futboll;
13 shtator 2018, turnir në shah;
14 shtator 2018, pranim-dorëzimi i Qendrës Rinore dhe mbrëmje muzikore në Sheshin “Fehmi Lladrovci” për të rinjët e Komunës së Drenasit.

Mirëpresim të gjithë të interesuarit e posaqërisht të rinjët e komunës sonë që t’i bashkangjiten këtyre aktiviteteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë