Memli Krasniqi: Rezoluta e Opozitës koti, ma shumë për reklamë politike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi rezolutën për mbrojtje territoriale të Kosovës të thirrur nga opozita e ka quajtur koti.
Krasniqi ka thënë se integriteti territorial është i mbrojtur me kushtetutë, ndërsa rezoluta e opozitës është vetëm për marketing politik, raporton Indeksonline.
“Edhe opozita ka bë propozim absurd. Nëse dikush po me shtin me dyshu që e ka lexuar kushtetutën e Kosovës që neni i parë garanton integritetin territorial. Është pra e garantuar me kushtetutë, dhe mbrohet me të. Një rezolutë koti nuk mundet me i jep fuqi, po këtë e kanë bërë më shumë për marketing, komandant Avdullah Hoti. Secili prej nesh e dim kush çka ka bërë për Kosovën. Edhe Hoti duhet me i fol vetvetes, se nuk ka qenë i vogël atëherë në moshë, ka mujt me tregu vetën. Secili qytetar e ka mbrojtur vendin në mënyrën e vet, sot janë institucionet dhe partitë politike. Kosova është e garantuar me Kushtetutë, nuk ka mbetur Hoti me shokë me mbrojtë”, ka thënë Memli./Indeksonline/

