Berisha: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është duke kryer detyrën e saj

Asambleisti nga NISMA në Drenas, Vehbi Berisha ka reaguar ndaj Minstrisë së Adminstrmit të Pushtetit Lokal pasi që kjo e fundit sipas tij nuk është duke i kryer detyrat e saj,shkruan DrenicaOnline.
Shkrimi i plotë:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo ministri që me së paku është duke kryer detyrën e saj si duhet!
Të nderuar qytetarë të Drenasit, siç edhe ju kam njoftuar me parë ne lidhje me dy vendimet e datës 04.05.2018, vendimin 01 nr: 462/01-22031 që ka të bëjë me kthimin e pronës Komunale të dhenë në shfrytëzim të përhershëm pronarit z.Hajdar Heta si dhe vendimin 01 nr: 462/01-22030 që ka të bëjë me kthimin e pronës Komunale të dhenë në shfrytëzim të përhershëm pronarit z. Zejnullah Strumcaku nga Abria e Epërme përkatësisht pronarit faktik z. Qazim Gorani. Në lidhje me këto dy vendime me datë 07.05.2018 i kam dërguar e-mail zyrtar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal duke kërkuar konfirmimin e ligjshmërisë së këtyre vendimeve. Por tashmë kur kaluar afati zyrtar i pritjes, për çka edhe e kam ushtuar të drejtën time të denoncimit tek Avokati i Popullit, për çudi sot e pranoj dokumentacionin në fjalë nga pronaret e lartcekur ndërsa ende unë si i zgjedhur lart publik nuk i kam pranuar zyrtarisht shkresën e MAPL-së.
Dhe kur e shikoj këtë dokument aq shumë e kanë pështjell dhe mjegulluar saqë në fund nuk ka kurrfarë konfirmimi të ligjshmërisë për këto dy vendime të lartcekura. Është turp për një ministri si kjo që nuk është në gjendje me i ushtrua detyrat e veta kushtuese të përcaktuara me ligj.
PS: Të gjitha shkresat e cekura me lartë i gjeni të bashkangjitura në ketë postim. Vlerësojeni dhe gjykojeni vet!
Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas





