Mobilizim i madh për ardhjen e Vuçiqit në Kosovë [Dokument]
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 9 shtator do ta viziton Kosovën ku do të mbajë fjalim me banorët serbë në Veri të Mitrovicës. Për këtë, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë dje se është dhënë urdhër nga “Bin Ladeni i veriut të Kosovës”, Milan Radojiçiq se gjatë fjalimit të Vuçiqit do të mbledh afro 4 mijë njerëz.
Pas kësaj deklarate, punëtorët e shëndetësisë në Veri të Mitrovicës kanë bërë planin e tyre strategjik për t’u mobilizuar nga kjo situatë.

“Indeksonline” ka siguruar një letër, ku bëhet e ditur se përgjegjësja e njërës prej ambullantave në Veri të Mitrovicës, Olivera Elek iu ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve shëndetësor që të jenë në gjendje gatishmërie me rastin e kësaj vizite të presidentit serb.
“Njoftim: Date 09.09.2018 ( diele) ora 08 te gjithë punëtorët shëndetësor nga Reparti jon duhet me qene para spitalit me mantila te bardhe dhe me kartela identifikuese( te kapura ne mantil).”, thuhet në këtë letër.


