Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi në gjithë Kosovën dhe bëhet shpërndarja e librave

Ministria e Arsimit, ka njoftuar se nesër do të fillojë viti i ri shkollor. Po ashtu ata kanë njoftuar se Ministria do të bëjë edhe shpërndarjen e teksteve dhe materialeve shkollore në gjithë vendin.

“Neser fillon viti i ri shkollor 2018/19 ne nivel vendi. Ministria ka bere te gjitha pergatitjet sipas planifikimit. Ne e kemi derguar edhe nje formulare tek te gjitha drejtorite komunale te arsimit per te marre info rreth fillimit te procesit qe ne diten e pare. Po ashtu, Ministria ka filluar dhe eshte duke bere shperndarjen e teksteve dhe materialeve shkollore ne gjithe vendin”, thuhet në njoftim.

Edhe pse ishte paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit se do të ketë greva për shkak të disa obligimeve të papërmbushura nga Qeveria, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sindikalistët kanë kundërshtuar edhe Ligjin për Pagat, me arsyetimin se i njëjti dokument mund t’ua zvogëlojë pagat mësimdhënësve./Express

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë