Aksident me të lënduar në Lluzhan
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Lluzhan në Podujevës.
Si pasojë e aksidentit ka edhe persona të lënduar, raporton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes së aksidentit janë parë edhe ekipi i Emergjencës të cilët më pas janë nisur për në Prishtinë.
Në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy vetura përderisa në vendin e ngjarjes janë parë edhe qytetarë të shumtë të cilët janë mbledhur për t’u ofruar ndihmë./Indeksonline/


