LIBE voton pro liberalizimit të vizave

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kurse tashmë është votuar për këtë ceshtje.

Nga komplet 30 vota të të pranishëmve në sallë, 17 vota ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën, 10 ishin kundër dhe 3 ambstenime.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e konsideruar se ajo ka mbetur e bllokuar në rajon.

“Janë më të izoluarit në Ballkan, dhe është shumë e vështirë. Dua nga ju që të mbështesni Kosovën në luftën e saj për vizat dhe tani të votoni për liberalizimin e vizave për Kosovën”./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë