Skenderaj janë gjetur bimë të dyshuara narkotike
Në Polac të Skenderajit janë gjetur 19 bimë të mbjellura në shtëpinë e një të dyshuari njofton Policia e Kosovës.
Këto 19 bimë që janë gjetur në shtëpinë e një personi në Polac, po dyshohen të jenë të llojit ‘Kanabis Sativa’, shkruan gazetametro.net.
Pas gjetjes së këtyre bimëve të dyshuara narkotike, policia ka shkatërruar ato dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari në këtë rast është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i mituri mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i janë gjetur 19 bimë të mbjella, e të dyshuara narkotike të llojit “Kanabis Sativa”. Pas marrjes së mostrave bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

