Bylykbashi: Jo dreka zyrtare me paratë e qytetarëve

Kuvendi Komunal i Komunës së Drenasit kanë organzuar një drekë pune me përfaqësues të grupeve të këshilltarëve komunalë, shkruan Drenica Online.

Me këtë rast asambleisti i VV-së, Sokol Bylykbashi ka bërë të ditur se nuk do të marr pjesë në këtë drekë me arsyetimin se kjo është vetëm shpenzim.

Postimi i plotë:

JO DREKA ZYRTARE ME PARATË E QYTETARËVE

Zyra e Kuvendit Komunal të Drenasit, për ditën e nësërme ka thirrur përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve komunalë për drekë pune.

Si rëndom, unë nuk do jem pjesë e kësaj dreke, ngase në vazhdimësi kam kritikuar për shpenzimet e larta të zyrtarëve komunalë për dreka e darka.

Zyra e Kuvendit me mjetet financiare që mendon t’i shpenzojë për gjera luksi, do të duhej t’i shpenzonte në angazhimin e televizionit lokal për përcjelljen e seancave mujore.

Mungesa e mediave lokale në seancat e Kuvendit, i ka përjashtuar qytetarët nga informimi për punën e organit më të lartë vendimmarrës komunal.

Mungesa e transparencës për punën e Kuvendit Komunal, po bëhet problem madhor në Komunën tonë.

Sokol Bylykbashi
Këshilltar komunal i VV në KK të Drenasit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë