Qytetari nga Skenderaj kur ishte 15 vjeç vrau ushtarin Rus sepse foli serbisht, tani kërkon shkollim në burg (Video)

Faton Hajrizi, i dënuar me 25 vjet burgim, po kërkon t’i kthehet shkollës. Kur duhej të merrej me libra, i mituri nga Skenderaj kishte kryer krime. Madje, pasluftës, kur i kishte 15 vjeç kishte vrarë një ushtar rus. Është arratisur disa herë prej burgjeve. Kërkesën e tij po e shqyrtojnë organet e drejtësisë. Familjarët dhe avokati thotë se 35 vjeçarit duhet t’i lejohet të shkojë në shkollë.

Faton Hajrizi kur kishte vetëm 15 vjeç kishte vrarë një ushtar rus në Kosovë. Ia kishte marrë armën atij dhe e ka qëlluar.

Kishte shpjeguar se vrasja kishte ndodhur pasi të njëjtin e dëgjoi duke folur në gjuhën serbe, ndërsa, kishte shkuar për ta falënderuar me idenë se është ushtar amerikan.

Për këtë dhe krime tjera, tash 35 vjeçari nga Skenderaj është i dënuar me 25 vite burgim.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë