Një furgon “Mercedes Sprinter”, ka tentuar të kalojë ilegalisht nga Serbia në Kosovë


Një i dyshuar serb, përmes rrugëve alternative në fshatin Sharpelj në Jarinje, ka tentuar që me furgonin “Mercedes Sprinter”, me tabela të Serbisë, të kalojë nga Serbia në territorin e Kosovës.

Furgoni ishte i zbrazët, është konfiskuar dhe dërguar në stacionin policor në Leposaviq.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet nën hetime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë