Urdhri Presidencial “Hasan Prishtina” i ndahet familjarëve të tre atdhetarëve


Të enjten ne sallën e Kuvendit Komunal, me një ceremoni të organizuar nga Komuna dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, i është ndarë Urdhri “Hasan Prishtina” familjarëve të tre atdhetarëve, Fetah Bogiqi, Hamdi Gruda dhe Osman Jashari,transmeton Drenica Online.

Ne këtë eveniment merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Ismail Syla, familjarë të atdhetarëve dhe qytetarë.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, tha se përmes dekoratës presidenciale, po nderohen tre veprimtarët e shquar të historisë së Drenicës për veprimtarin e tyre të atdhedashurisë dhe sakrificës qe ne sot te jemi te lirë.

Ne emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, urdhrin “Hasan Prishitna” i ka ndarë këshilltari i Presidentit, Ismail Syla.

Ndërsa një historik për jetën dhe veprimtarin atdhetare të Hamdi Grudës, Osman Jasharit dhe Fetah Bogiqit, ka folur historiani Hamdi Thaçi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë