Donacion për Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas (Foto)

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu Kodra ka vizituar dje Drenasin,ku tregoi se donacioni i par u bë për Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas e ku po ashtu nisi rrugëtimin fondacioni i stilistit Valdrin Sahiti, “Bella Foundation”.
“Festat bashkojnë njerëzit dhe krijojnë emocion. Një ndjenë të tillë e përjetuam sot në Drenas, ku edhe nisi rrugëtimi i fondacionit të Valdrin Sahitit “Bella Foundation”, me donacionin e parë për Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas!”, ka shkruar Deliu Kodra.
“Secila histori e dëgjuar sot, ishte frymëzim për punë dhe angazhim më të madh për secilin zë.#behuzeriim”.







