Stacionet mbesin pa orare të autobusëve, Ahmeti harron premtimin që kishte dhënë

Premtimin për tabelat me orarin e udhëtimit nëpër stacione të autobusëve urbanë e ka bërë qysh në kandidimin e tij të parë për kryetar të Prishtinës. Por, Shpend Ahmeti edhe pas 5 vjetësh, ende nuk e ka realizuar premtimin e dhënë qysh në vitin 2013.

Në stacionet e trafikut urban nëpër kryeqytet ende nuk ka tabela, të cilat do t’i njoftonin udhëtarët që përdorin transport publik me oraret e autobusëve.

Qytetarët kërkojnë që listat me oraret e udhëtimit të vendosen sa më shpejt nëpër stacione, pasi që, sipas tyre, ky do të ishte lehtësim shumë i madh dhe do t’i evitonte pritjet e gjata.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës tërë këtë vonesë e arsyeton duke thënë se po bëhet një plan i ri për trafikun urban, e që do të zgjasë me vite për t’u realizuar.

Kurse, tabelat digjitale me njoftime të orarit do të vendosen qysh në vitin që vjen.
Komuna e Prishtinës, së fundi është pajisur me 30 autobusë të rinj të trafikut urban, ndërkaq KTV-ja ka mësuar se 21 autobusët e rinj do të arrijnë gjatë javës që vjen, për të plotësuar kështu flotën me 51 autobusë të rinj urbanë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë