Haradinaj: Do ta ndihmojmë Suharekën pas vërshimeve


Pas reshjeve të shiut, Komuna e Suharekës është duke u përballur me vërshime.

Mbrëmë gjatë tërë natës ka pasur reshje të shiut, ku e ka përfshirë të gjithë territorin e Komunës së Suharekës, në të gjitha fshatrat ka pasur vërshime, ashtu edhe në qytet.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së lajmit për vërshimet ka kërkuar nga FSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të mobilizohen e të ndërmarrin masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane.

Haradinaj bën të ditur se është në kontakt me kryetarin e Suharekës Bali Muharremajn, dhe do ta bëjnë maksimumin që të parandalojnë rrezikimin e jetëve të qytetarëve dhe t’u dalin në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë