Zv/ministri Isa Xhemajlaj lëndon krahun


Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Isa Xhemajlaj, e ka lënduar krahun. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se kërkon ndjesë për të gjithë ata persona, që nuk iu është përgjigjur në takimet e parapara.

Isa Xhemajlaj, vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, dhe kishte qenë në garë për kryetar të Komunës së Drenasit, kundër Ramiz Lladrovcit, të PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë