Shënohet viktima e parë nga virusi i Nilit në Kosovë
Një person ka ndërruar jetë nga virusi i Nilit në Kosovë duke shënuar kështu viktimën e parë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Një person tjetër po ashtu është infektuar nga ky virus.
Që nga data 1 gusht, në faqen kryesore të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë dhënë edhe disa informacione për karakteristikat e kësaj sëmundjeje.
“Virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, edhe pse rreth 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit dhe zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Përendimore.
Simptomat e këtij virusi përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, tashmë janë 17 viktima nga ky virus, nëntë në Serbi, tre në Greqi, tre në Itali, një në Kosovë dhe një në Rumani.
Çka është Virusi i Nilit perëndimor
Faktet kryesore
• Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
• Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
• Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave
• Virusi mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe ngordhje te kuajt.
• Vaksinat për përdorim te kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për te njerëzit.
• Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
VNP mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit.
VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.
Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.
Përhapja
Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.
Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.


