Bagëtitë i marrin jetën fermerit

Sipas policisë, një fermer i cili humbi jetën teksa po ushqente bagëtitë e tij, dyshohet të jetë marrë nëpër këmbë nga vetë kafshët.
Ngjarja ndodhi në Groombridge të Anglisë ku trupi u gjet në fushë bashkë më lopët dhe viçat nga një ortak i tij.

64 vjeçari Stephen Sandys, u shpall i vdekur mbrëmjen e së premtes.

Autoritetet shprehen se nuk kanë dyshime të tjera për ngjarjen, përveç faktit se i moshuari mund të jetë shkelur nga gjëja e gjallë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë