Mësimi mund të mos fillojë në shtator, SBASHK’u kërcënon me grevë
Pothuajse çdo shtator kërcënimi me grevë nga sektori i arsimit troket në dyert e institucioneve.
Kësaj radhe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se e kanë më seriozisht, raporton KTV.
Sipas tij, mësimi do të fillojë sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, por nëse në ditët e para nuk ka vullnet për ndryshimin e Projektligjit për Pagat si dhe nëse nuk miratohet shpejt projektligji që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve të 90’ta, greva do të jetë e pashmangshme.
Mirëpo, këtë e kundërshton kryetari i SBASHK’ut. Sipas tij, në Projektligjin e Pagave mësimdhënësit janë renditur shumë poshtë krahasuar me kualifikimin e lartë që ata e kanë.

