Aksident i rëndë në Gllarevë, 6 të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te fshati Gllarevë.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të huaja.
Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona prej disa kilometrash.
Indeksonline ka tentuar të marrë informacione nga zyrtarët policor, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje./Indeksonline/

