Komuna e Drenasit vazhdon takimet me qytetar


Komuna e Drenasit vazhdon me takimet me qytetar për të diskutuar planifikimin e buxhetit për vitet 2019-2021, transmeton Drenica Online.

Sot (10.08.2018) duke filluar nga ora 10:30 në shkollën e fshatit Baicë, “Migjeni” mbahet dëgjimi buxhetor me banorët e fshatrave; Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek, ndaj ftohen kryetarët e fshatrave ( të cilët janë njoftuar edhe përmes telefonit), përfaqësues të lagjeve dhe gjithë të interesuarit t’i përgjigjen këtyre takimeve, sepse nga këto takime do të merren kërkesat direkte që dalin nga vet banorët për projektet qe duhet investuar për të mirën e lokalitetit ku ata jetojnë.

Ndërsa nga ora 13:30 në shkollën e fshatit Arllat, “Abedin Bujupi”, po sot ( e premte ) do të mbahet dëgjimi me qytetarët e fshatrave, Arllat, Bytyq, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë, ndaj ju mirëpresim kryetarët e fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe gjithë të interesuarit të japin kontributin e tyre ne këto takime.

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë