Komuna e Drenasit fillon dëgjimet publike (Foto)

Komuna e Drenasit, sot ( e enjte ) fillon dëgjimet publike, duke filluar me Bashkësinë Lokale të Dobroshecit ku do të filloj në ora 13:00 në Shkollën “Rilindja” me fshatrat përreth; Gradicë, Likoshan, Godanc, Dobroshec, Gllanasellë dhe Çikatovë e Vjetër ndaj ftohen kryetarët e fshatrave ( të cilët janë njoftuar të gjithë edhe përmes telefonit), përfaqësues të lagjeve dhe gjithë të interesuarit t’i përgjigjen këtyre takimeve, sepse nga këto takime do të kemi një planifikim të buxhetit për vitin e ardhshëm shumë me të mirë, duke marr direkt nga qytetarër kërkesat dhe prioritetet e juaja.
Ndërsa nga ora 15:00 në Shkollën “Zenel Hajdini” në Tërstenik, po sot ( e enjte ) do të mbahet dëgjimi me qytetarët e fshatrave; Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë, ndaj mirëpresim kryetarët e fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe gjithë të interesuarit të vijnë ne këto takime dhe të japin kontributin e tyre, transmeton Drenica Online.
Ju mirëpresim ne këto takime!
https://www.facebook.com/Komuna-e-Drenasit-437470389681459/?hc_ref=ARS4N88pK5PUivLLNiJPfhjKTTn-Wqdals14O5zYDmKTcJ558rSeOwepxVLe9uP0UpU&fref=nf


