Arrestohet dasmori në Vushtrri, gjuan me armë në restaurant


Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person, i cili ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në një aheng familjar-dasmë, kishte shtëne me armë zjarri në ajër. Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë, një karikator me 11 fishekë kalibër 9mm”, thuhet në raport.

Sipas policisë, pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet kurse rasti mbetet të hetohet nga polica. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë