Ramiz Lladrovci fton qytetarët të marrin pjesë në takimet lidhur me dëgjimin buxhetor

Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci konform Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike si dhe Qarkoreve Buxhetore 2019/01 dhe 2019/02 të lëshuara nga Ministria e Financave, fton të gjithë qytetarët te marrin pjesë në takimet lidhur me dëgjimin buxhetor për vitet 2019-2021 për të diskutuar për planifikimin e buxhetit dhe projekteve në interes të tyre, transmeton Drenica Onlne.
Këto takime kanë për qëllim që nga kërkesat direkte të qytetarëve që marrin pjesë ne këto dëgjime buxhetore të adresohen prioritetet buxhetore dhe investimet kapitale për vitin e ardhshëm, ndaj kërkojmë nga qytetarët t’i përgjigjen dëgjimeve buxhetore.
Takimet do të mbahen ne terminët e poshtëshënuara;
Bashkësia Lokale e Dobroshecit ( Gradicë, Likoshan, Godanc, Dobroshec, Gllanasellë dhe Çikatovë e Vjetër ) E enjte
(09.08.2018)
Ora 13:00
SHFMU
“Rilindja” Dobroshec
Bashkësia Lokale e Tërstenikut ( Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë ) E enjte
(09.08.2018)
Ora 15:00
SHFMU
“Zenel Hajdini” Tërstenik
Bashkësia Lokale e Baicës (Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek) E premte
(10.08.2018)
Ora 10:30
SHFMU
“Migjeni” Baicë
Bashkësia Lokale e Arllatit (Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë E premte
(10.08.2018)
Ora 13:30
SHFMU
“Abedin Bujupi”
Arllat
Bashkësia Lokale e Komoranit ( Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epërm dhe Sankoc E hënë
(13.08.2018)
Ora 11:00
SHFMU
Xheladin Gshi-Plaku
Komoran
Drenasi me zonat dhe fshatrat përreth ( Drenas I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë) E hënë
(13.08.2018)
Ora 15:00
SHFMU
“Rasim Kiqina”
Drenas



