Varrimi i 54 vjeçarit që u vra në Fushë-Kosovë (Foto)


Mëngjesin e sotëm 54 vjeçari Behram Ibishi ndërroj jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ibishi, u qëllua me armë zjarri në Fushë-Kosovë, nga persona ende të panjohur.

I ndjeri punonte si roje në kompaninë private ‘Lesna’. Ndërkohë Indeksonline mëson se tashmë është bërë varrimi i të ndjerit i cili pas vetes la bashkëshorten dhe pesë fëmijë, 4 vajza dhe një djalë.Nga varrimi i tij në redaksinë e Indeksonline janë dërguar edhe disa fotografi.

Rasti tashmë është duke u hetuar nga organet e hetuesisë në vend.Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë