Lladrovci përkujton babain e tij (Foto)

Kryetari i Komunës së Drenasit ka përkujtuar babin e tij i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, transmeton Drenica Online.
Lladrovci ka shkruar një përkujtim në rrjetin social ku thuhet se “sot, ashtu si çdo ditë, përpiqemi të kujtojmë veprat e mira të Babës Tush, motivimin dhe përkushtimin për punën”.
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:
Sot, në shtëpinë tonë, me motrat e mia dhe nanën Ki, vëllanë, nipat e mbesat e mia, së bashku e kujtuam Babën Tush. Një vit i gjatë mungese të tij me këshilla e kujdesi për çdo gjë të mirë për neve.
Madhështia e tij, do të bartet ndër breza, sepse, kishte vlerat më të sinqerta e më të çiltra atdhetare duke mos u zmbrapsur para vështirësive jetësore. Si i tillë, do të mbetet edhe në kujtesën e atyre që e njohën, të patrembur për mbrojtjen e interesit nacional.
Sot, ashtu si çdo ditë, përpiqemi të kujtojmë veprat e mira të Babës Tush, motivimin dhe përkushtimin për punën, duke jetësuar dhe zbatuar këshillat e tij për të mirë, ashtu siç ai ishte, zemërbardhë.



