Natë e paharruar në Drenas, Ardian Bujupi mahniti me koncertin e tij (Foto)

Drenasi mbrëmë kishte një mysafir të veçantë.
Në sheshin kryesor të këtij qyteti zbriti këngëtari me renome botërore, Ardian Bujupi. Këngëtari Bujupi është me origjinë nga Drenica dhe i njëjti ka një dashuri të madhe për vendin e tij.
Fanca të shumtë të këngëtarit, qytetarë të ndryshëm u kënaqën në koncertin e radhës të organizuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me restaurant Pizzeria “Diamant”, transmeton DrenicaOnline.
Ky aktivitet ishte në kuadër të muajit të Mërgatës që këtë herë është më i gjatë, 28 ditë. I pranishëm në shumicën prej aktiviteteve të mbajtura është edhe kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili po e vlerëson lartë muajin e mërgatës.
Që nga 7 korriku, në sheshin e Drenasit ka organizime të ndryshme ku përveç koncerteve aty mund të shërbeheni në Shtëpiza prej Druri me pije e ushqime nga më të ndryshimet.
Nata e mbrëmshme do të mbetet e paharruar për të gjithë pjesëmarrësit në këtë koncert të veçantë.
Eventi “Ditët e mërgatës” e organizojnë: Robert Nuha dhe Hajzer Gjoshi, ndërsa festivali është nën patronatin e kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/




