Dy vetura e një motoçiklist përfshihen në një aksident në Prizren (Foto)


Një aksident ka ndodhur në mesditën e sotme në Prizren. Dy vetura dhe një motoçiklist janë përfshirë në këtë aksident.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana”. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Indeksonline.

Arsyeja e aksidentit thuhet të jetë mosrespektimi i rregullave në trafik.

Tre shoferët janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë liruar në shtëpi pas tretmanit mjekësor./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë