Lekaj: Të gjithë bashkë për infrastrukturën e Kosovës që duam
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar për nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e rrugës Regjionale R117, Therandë-Rahovec, me kosto prej rreth 900 mijë eurosh, ka thënë se ky mandat është mandati i ndryshimit të madh dhe se kjo arrihet vetëm duke qenë në bashkëqeverisje me komunat dhe njërëzit e zakonshëm të vendit tonë.
Sipas tij, ky është mandati i “Ndryshimit të Madh”, e kjo po arrihet duke qenë në bashkëqeverisje me komunat dhe me njerëzit e zakonshëm të vendit.
Ky është postimi i plotë:
“REHABILITIM, NDËRTIM, MANDATI I NDRYSHIMIT
Nënshkrova kontraten për rehabilitimin e rrugës Regjionale R 117, Therandë – Rahovec, e gjatë 12 kilometer, në vlerë prej rreth 900 mijë euro.
Ky është mandati i “Ndryshimit të Madh”, e kjo do të arrihet vetëm duke qenë në bashkëqeverisje me komunat dhe me njerëzit e zakonshëm të vendit tonë.
Të gjithë bashkë, për Infrastrukturën që kemi nevojë e për Kosovën që e duam!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.