Ramiz Lladrovci mori pjesë në manifestimin qendror “Dita e Diasporës” në Skënderaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kabineti i tij, morën pjesë në manifestimin qendror “Dita e Diasporës”, në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj, i cili u mbajt për nder të bashkatdhetarëve, transmeton Drenica Online.
Në manifestim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, SHTZ. Hashim Thaçi, Kryeministri, Ramush Haradinaj, Ministri për Punë të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministri për Diasporë të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe për Kosovë, Dardan Gashi, Deputetë të Parlamentit të Kosovës, zyrtarë të tjerë shtetëror, si dhe qytetarë nga mbarë trevat shqiptare.
Fillimisht të pranishmit bënë homazhe pranë Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe kanë qendruar në Kullën e Jasharëve, ku janë pritur nga kryefamiljari i kësaj familje, z. Rifat Jashari, duke vazhduar me manifestimin qendror në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.
Të pranishmit i ka përshëndetur Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari si nikoqir i manifestimit, pastaj me një fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, SHTZ. Hashim Thaçi, i cili ka vlerësuar lart kontributin e diasporës shqiptare në përgjithësi.
Gjithashtu me fjalë përshëndetëse para qytetarëve të Komunës së Skënderajt u paraqitën edhe personalitete tjera shtetërore duke vlerësuar se diaspora ka kontribouar jashtëzakonisht shumë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovës.
Ndërsa pas fjalimeve u vazhdua me pjesën artistike të shoqëruar me këngë dhe valle deri në orët e vona.
Aktivitetet për shënimin e manifestimit qendror janë organizuar nga Komuna e Skënderajt dhe Ministria e Diasporës në Republikën e Kosovës.





