Komuna e Drenasit njofton qytetarët dhe opinion e gjerë me shpenzimet e buxhetit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018

Komuna e Drenasit, për hir të transparencës dhe llogaridhënies, njofton qytetarët e komunës së Drenasit dhe opinion e gjerë, me shpenzimet e buxhetit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, pasqyrë ndryshe nga raportimi i një portali, transmeton Drenica Online.
Në raportin Zyrtar, i cili është paraqitur në mbledhjen e rregullt (të fundit) të Kuvendit të Komunës së Drenasit, raport ky të cilin e posedojnë të gjithë asamblistët, i kemi bërë publike në mënyrë transparente të gjitha shpenzimet që ka bërë Zyra e Kryetarit dhe shpenzimet tjera të drejtorive komunale për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Në këto shpenzime, janë të përfshira pritjet e delegacioneve vendore dhe ndërkombëtare, aktivitetet e ndryshme të të gjitha drejtorive, uji i pijshëm për zyrtarët komunalë dhe qytetarët brenda objekteve komunale, të të gjitha aktiviteteve sportive, kulturore, arsimore, etj.
Raporti zyrtar i shpenzimeve të buxhetit për periudhën 6 mujore, është i publikuar edhe në faqen e Komunës dhe është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit e më gjerë.
Raporti i shpenzimeve të buxhetit për pije dhe dreka zyrtare, në gjashtëmujorin e parë, për të gjitha drejtoritë komunale dhe Zyrën e Kryetarit, janë 9,019.14 Euro.
Në tre mujorin e parë të vitit 2018, në raportin për pije dhe dreka zyrtare, janë shpenzuar 2,490.40 euro, ndërsa në tre mujorin e dytë të vitit 2018, janë shpenzuar 6,528.74.
Komuna e Drenasit do të vazhdoj të qeverisë në mënyrë transparente dhe do të publikoj në vazhdimësi të gjitha shpenzimet e saj, në pajtim me ligjin.
Këto publikime të komunës, janë të rregullta për qytetarët dhe në pajtim me Ligjin për Transparencë. Secili medium, para se të bëj lajme për shpenzimet, duhet së paku të marrë sqarime në komunë nga përgjegjësit dhe shpjegime nga zyrtarët se çka paraqesin ato shpenzime që të mos sjell huti në opinion për mungesë sqarimesh të duhura dhe profesionale.
Me nderime,
Zyra për Informim


