Fillon projekti për rregullimin e ndriqimit publik me masa efiqiente
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2018/08/drenas.jpg)
Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka filluar implementimin e projektit “Rregullimi i ndriqimit publik me masa efiqiente”, transmeton Drenica Online.
Në këtë projekt parashihet të bëhet rregullimi i ndriqimit publik me masa efiqiente, me trupa ndriques dhe llamba LED në rrugët e qytetit të Drenasit përkatësisht rrugët “Shaban Shala” dhe “Antigona Fazliu”, duke përshirë rrugën “Sokol Elshani” në Shtrubullovë dhe rrugën “Ali Lladrovci”, “Fadil Krasniqi”, “Emin Krasniqi”, “Ali Gashi”, “Paria e Drenicës”, “Rasim Sopi” dhe “Nazmi Gashi” në Komoran.
Punimet në këtë projekt janë duke u implementuar sipas planit dinamik dhe do të jenë në mbikqyrje të menaxherit të organit mbikqyrës.
Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka qenë pritoritet për Komunën e Drenasit me qëllim që t’ua bëjë më të lehtë jetën qytetarëve të komunës sonë.