Aksident me 6 të lënduar në Vushtrri


Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Sipas tij, kanë pranuar trajtim mjekësorë në Spitalin e Vushtrrisë gjashtë (6) persona.

Ndërsa, nuk është raportuar se të njëjtit kanë lëndime serioze.

Njësiti përkatës i policisë është marrë me hetimin e rrethanave që karakterizojnë këtë rast./Indeksonline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë