Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron shërbime për qytetarët e Drenasit


Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, është në fazën e implementimit të Projektit në nëpërmjetë zyreve mobile, për ofrimin e shërbimeve juridike falas, për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe Fushë Kosovës, transmeton Drenica Online.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, është institucion i cili ofron ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Juridike Falas.

Po ashtu rregullon krijimin e një sistemi funksional për ndihmë juridike falas, në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, nëpërmjetë së cilës sigurohet qasja efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.

Kështu ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe Fushë Kosovës, të cilët nuk kanë pasur mundësi të realizojnë të drejtat e tyre për shkak të mjeteve financiare, të drejtohen në zyrat mobile për të përfituar shërbime juridike profesionale falas.

Zyrtar për Ndihme Juridke Falas është Yllka Bajrami Llalloshi, dhe do të punojë sipas këtij orari:

• Të mërkurën, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, në Drenas – Objekti i Komunës;
• Të enjtën, prej ores 08:00 deri në orën 16:00, në Drenas – Objekti i Komunës.

Zyrtarin mund ta kontaktoni përrmes telefonit +383 49 515 747, 038 200 18 941
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është vendi i duhur, në të cilën mund të drejtoheni për realizimin e drejtës tuaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë