Mbahet takimi me Kryetarët e Këshillave të fshtrave të sektorëve 4 dhe 5

Javën që kaloi u mbajtën tri mbledhje me Kryetarët e fshatrave dhe bashkësive. Pas mbledhjeve në Komoran dhe Drenas, u mbajt edhe mbledhja e sektorëve 4 dhe 5.
Në këtë mbledhje morën pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Asambleisti Naim Gjeli, Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, togeri Liman Tahiri, rreshteri Bajram Thaqi, udhëheqës i sektorit 4, Fazile Ahmeti, udhëheqëse e Sektorit 5, ndërsa nga kryetarët e Këshillave të fshatrave ishin të pranishëm: Xhevdet Demaku, Zenë Hlilaj, Enver Hoxha, Fadil Tiku, Valdet Dvorani, Qerim Berbatovci, Binak Bardhi, Arben Haziri, Ndriqim Cakiqi, Bajram Qallapeku, Rexhep Istogu dhe Avdi Avdiu.
Komandanti i Stacionit të Policisë, Driton Morina tha se në këtë sektor situata është e qetë, sidomos në mbrojtjen e jetës së njeriut. Ai tha se tani policia është në gatishmëri të plotë 24 orë. Togeri Liman Tahiraj raportoi për gjendjen e sigurisë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke theksuar se sektori 4 dhe 5 është më pak i prekur nga shkelësit r ligjit, megjithatë ka pasur raste të dëmtimit të pasurisë.
Kryetarët e fshatrave raportuan njëkohësisht edhe shfaqën shqetësimin për disa dëmtime të pronës në këtë sektor, për rrezikun nga qentë endacak, për pusetat në rrugë e jashtë rrugës, për nevojën e patrullimit të policisë në disa rrugë, sidomos tani kur në pushime numri i makinave është shtuar dukshëm, për nevojën e ndërtimit të disa trotuareve në vendet ku këmbësorët janë të rrezikuar etj.
Nënkryetari Sylaj i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroi zgjedhjen Kryetarëve të Këshillave të fshatrave. Ai tha se unë si nënkryetar dhe disa nga drejtoritë (inspeksioni, urbanizmi, shërbimet publike etj.) që kanë të bëjnë me shumë me projektet dhe me nevojat e qytetarëve do të jemi në gatishmëri të përhershme për bashkëpunim me policinë dhe me kryetarët e fshatrave.



