Kosova merr lajmin e madh për heqjen e vizave, në ora 16:30

Komisionieri evropian, Dimitris Avramopoulos pritet që në ora 16:30 të dal në konferencë për media ku do të paraqes raportin për plotësimin e kushtit për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës.
Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në këtë konferencë për media do të konfirmojë se vendi ynë edhe “de jure” ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave.

