KE uron Kosovën: Puna e madhe për liberalizim iu shpagua sot


Komisioni Evropian ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin pozitiv sa i përket përmbushjes së kritereve të vëna për liberalizim të vizave.

Në një postim në Twitter, faqja e zyrtare e Komisionit Evropian ka uruar Kosovën, duke thënë se puna iu pagua sot, transmeton Indeksonline.

“Përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizmin janë shpaguar. Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ne tani e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që pas propozimit tonë, kjo punë të ecë përpara”, shkruan faqja zyrtare e Komisionit Evropian. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë