Ramiz Lladrovci e shkel edhe Australinë (Foto)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron në një vizitë zyrtare në Australi, transmeton DrenicaOnline.
Atje kreu i Drenasit po zhvillon takime të ndryshme me komunitetin shqiptar.
Është pikërisht ambasadori i Kosovës në këtë vend, Sabri Kiçmari që ka njoftuar për vizitën e Lladrovcit në këtë vend.
“Me kënaqësi të veçantë kam pritur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanbera mikun tim Kryetarin e Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci dhe bashkëpunëtorët e tij”, shkruan Kiçmari në profilin e tiij në Facebook.
Ndryshe Lladrovci bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jasharin zhvillojnë shpesh vizita jashtë vendit./DrenicaOnline/



