Nxënësit e Drenasit me ide kreative, këto janë punimet që ata kanë bërë (Foto)

Nxënësit e Arkitekturës në Shkollën e Mesme Profesionale “Femih Lladrovci” në Drenas, po bëjnë punë të madhe. Ata me idetë e tyre kreative po ndërtojnë punime të bukura të cilat tani janë ekspozuar në ambiente të kësaj shkolle, raporton DrenicaOnline.

Nxënësit thonë se në punime kanë paraqitur kompleksin e kullave të Drenicës siç shihet edhe në foto si dhe objektet fetare si xhamia e kisha ku tregohet toleranca fatare.

Gjithashtu nuk mungojnë edhe idetë tyre ku shihet një stadium i improvizuar me anë te një gome të veturës me mbishkrimin Bac u’kry që lë të kuptohet se së shpejti në Drenas do të ndërtohet një stadium që do tregon se përpos lirisë së vendi po kryhen edhe amanet tjera të komandantit Adem Jashari si zhvillimi i kulturës e sportit në përgjithësi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë