Gani Sylaj viziton Bibliotekën e Qytetit “Ymer Elshani” në Drenas
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu dhe shefin për Kulturë, Skender Hasi kanë vizituar Bibliotekën e Qytetit të Drenasit “Ymer Elshani”, me rastin e pasurimit me ekzemplar të ri.
Me këtë rast Nënkryetari Sylaj falenderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport-Departamentin e Kulturës, për donacionin e dhuruar për Komunën e Drenasit, përkatësisht Bibliotekën e Qytetit të Drenasit “Ymer Elshani”.
Biblioteka e Qytetit të Drenasit “Ymer Elshani” është pasuruar me 50 tituj librash përkatësisht 150 ekzemplar të rinj.

