Biblioteka e Drenasit pasurohet me tituj të ri librash

Biblioteka e Qytetit të Drenasit “Ymer Elshani” nga sot është pasuruar me 50 tituj librash, 150 ekzemplar të rinj.
Drejtoresha e Kulturës në Drenas, Flutura Avdiu ka bërë të ditur se këto tituj janë donacion nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport- Departamenti i Kulturës, transmeton DrenicaOnline.
“Do të mundohemi vazhdimisht që biblioteka e qytetit të pasurohet me tituj librash, duke i’u dhënë mundësi lexuesve të bibliotekës së qytetit të lexojnë libra të botimeve të ndryshme”, ka deklaruar ajo./DrenicaOnline/


