Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë si pasojë e një vetëaksidenti të shkaktuar para disa minutave nga vozitësi i veturës, raporton Gazeta Express.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Express. Ai tha se si pasojë e një vetëkaksidenti lëndime kanë pësuar tre persona përfshirë pasagjerët që ishin në veturë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ambulanca.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Foto dhe video nga vendi i ngjarjes:

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë