Dramë në Drenas, Drenica barazon në Gjilan

Janë mbyllur dy ndeshjet e Vala Superligës.
Feronikeli dhe Vëllaznimi luajtën 1:1, me dy golat e shënuar në shtesë.
1:1 u mbyll edhe Gjilani – Drenica
Gjendja në tabelë mbetet e njëjtë dhe lufta për barazh mbyllet me javën e fundit.
Feronikeli – Vëllaznimi 1:1
90+4 EuroGOL – 1:1, Tom Bardhoku.
90+3 GOL – Kone shënon pas asistimit të Arifajt. Merita të mëdha ka Arbër Prekazi.
Luhen minutat shtesë, 0:0
Mbyllet pjesa e parë, 0:0
29′ Gol, shënon Vëllaznimi, por anulohet. Gjyqtari e anulon me pretekst se Egzon Gashi pengoi mbrojtësin e Feronikelit. Në xhirimet televizive, duket rast tejet i dyshimtë.
9′ Rast ideal i Feronikelit, shpëton Vëllaznimi
Formacionet zyrtare
Feronikeli: Maloku, Shala, Hoxha, Haliti, Prekazi, Maliqi, Morina, Hamed, Milicaj, Elshani, Prokshi. Trajner: Sulejman Starova
Vëllaznimi: Muhaxhiri, Krasniqi, Bardhoku, Richard, Dragusha, Qorri, Dushi, K. Gashi, Rogova, Rudi, E. Gashi. Trajner: Gani Sejdiu
Gjyqtarë: F. Tahiri, A. Ejupi, M. Berisha dhe V. Kastrati
————————————————————————————-
Gjilani – Drenica 1:1
Mbyllet 1:1.
65′ Shtylla shpëton Drenicën.
Mbyllet pjesa e parë, 1:1.
25′ GOL – Genc Hamiti barazon shifrat në 1:1.
8′ GOL – Gjilani kalon në epërsi. Shënon Betim Haxhimusa.
Formacionet zyrtare
Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Papuqi, Kosumi, Shaqiri, Turku, Sadriu, Rusi, Haxhimusa. Trajner: Alban Hyseni
Drenica: Neziri, Lushtaku, Syla, Pasoma, Bejta, Gashi, Dervishaj, Tahiri, Uka, Hamiti, Peposhi. Trajner: Sadat Pajaziti
Gjyqtarë: S. Isufi, B. Rama, D. Preniqi dhe E. Zasella /Gazeta Olle.