FSK me marsh nderon dëshmorët

Në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbajtur marsh në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve për liri
Marshin e tyre trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule te shtatoret e heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në Rahovec.
Marshi i FSK-së ka vazhduar nëpër rrugën kryesore të qytetit, ku janë përshëndetur dhe janë duartrokitur nga shumë qytetarë të cilët kishin dalë për t’i parë trupat e FSK-së.
Më pas nderime dhe vendosje të kurorave me lule, janë bërë te busti i heroit Mensur Zyberaj dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat e kësaj komune.

