Zv.kryetari i Parlamentit Evropian do të shpallet Qytetar Nderi i Drenasit

Zëvendëskryetari i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, do të shpallet Qytetar Nderi i Komunës së Drenasit.
Dorëzimi i titullit tek Wieland, do bëhet të shtunën e datës 12 maj, në një Seancë Solmne të Kuvendit komunal të Drenasit.
Me këtë rast fjalim do të mbajë edhe Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.
Rainer Wieland është një politikan gjerman dhe anëtar i Parlamentit Evropian për Gjermaninë.
Ai është anëtar i Bashkimit Kristian Demokratik, pjesë e Partisë Popullore Europiane.
Që nga viti 2009 ai ka qenë një nga 14 Nënkryetarët e Parlamentit.
