Rrotullohet cisterna, 12 tonë çokollatë derdhen mbi autostradë (Video)

Autoritetet polake u përballen me një situatë të pazakontë pas një aksidenti rrugor, në të cilin një cisternë, që transportonte 12 tonë çokollatë të lëngshme, u përmbys në autostradë.
Siç shkruajnë mediat, kjo ngjarje ndodhi pranë qytetit polak të Poznanit, ku cisterna goditi pengesën rrugore dhe u përmbys, dhe shoferi pati lëndime të lehta.
“Rruga ishte e mbuluar me një shtresë çokollate, rreth pesë centimetra të trashë, e cila filloi të forcohej dhe dukej sikur kishte një çokollatë të madhe në rrugë”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve, Bogdan Kowalski.